Lajm i fundit: Konflikt me armë në Prishtinë Lajm i fundit: Konflikt me armë në Prishtinë
(E plotësuar) Nga dy të plagosurit, mjekët konfirmuan se  tash për tash, njëri është në gjendje të rëndë dhe aktualisht është dërguar me urgjencë... Lajm i fundit: Konflikt me armë në Prishtinë

(E plotësuar)

Nga dy të plagosurit, mjekët konfirmuan se  tash për tash, njëri është në gjendje të rëndë dhe aktualisht është dërguar me urgjencë në sallën e  operacionit për ndërhyrje kirurgjike.

“Është në gjendje shumë të keqe, rrezik për jetë. Tani është në sallë operacioni”, tha përmes telefonit për lajmi.net, një nga mjekët në Qendren Emergjente në QKUK.

Ndërsa sa i përket të plagosurit tjetër, mjekët konfirmuan se  ka marr plagë më të lehta, pasi  dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ekstremitete, saktësisht në këmbë.

Përndryshe, rasti u raportua të ketë ndodhur në orën 20:40,  ku janë dëgjuar të shtëna me armë në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, më sakt në rrugë ’28 Nëntori’, ose në rrugën që shpie nga ‘PTK’ drejt ‘Termokosit’.

Sipas dëshmitarëve personi që ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes, kurse policia përveç që e konfirmoi rastin, në deklarim për lajmi.net, zëdhënësja Flora Ahmeti tha se tash për tash janë duke u kryer hetimet e para dhe nuk mund të thotë diçka më shumë.

………………………………………………….

Rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku për pasojë të plagosur kanë mbetur dy veta, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova merr vesh se njëri është në gjendje të rëndë pas plagëve që ka marrë në bark, kurse tjetri ka marrë plagë të lehta, pasi që është goditur në këmbë.

Rasti saktësisht ka ndodhur në rrugën afër disa lokaleve në rrugën që shpie nga PTK drejt Termokos.

Sipas dëshmitarëve personi që ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes. Një burim ka thëne për Klan Kosova se të dy të plagosurit janë duke trajtuar në QKUK.