Të ushqyerit në mënyrën e duhur është një prej sfidave që nënat e reja po përballen dhe si duket edhe po ia dalin mbanë....

Të ushqyerit në mënyrën e duhur është një prej sfidave që nënat e reja po përballen dhe si duket edhe po ia dalin mbanë.

Me ndihmën Arijana Zhubi Rokës që është autorja e librit ‘Kuzhina e bebit’, shumë prindër kanë arritur që të kombinojnë receta sa të shëndetshme ashtu edhe të shijshme për fëmijët e tyre.

‘Kuzhina e bebit’ do të ribotohet këtë muaj dhe do të mund ta gjeni në librari.

Ky libër përmban receta të shëndetshme dhe këshilla për ushqyerjen sa më të shëndetshme për më të vegjëlit tanë për periudhën 6-12 muaj dhe 1 deri në 3 vjeç. Gjithashtu, përveç librit, autorja është aktive edhe në rrjetet sociale, ‘Facebook’ e ‘Instagram’ ku ndan këshilla nga më të ndryshme dhe saktësisht përshkruan vlerat ushqimore dhe efektin që ai ushqim ka te fëmijët. E mbi të gjitha, tregon se për secilën muaj është e përshtatshme receta e caktuar.

Të ushqejmë më të vegjëlit shëndetshëm që t’u dhurojmë një fëmijëri të shëndetshme, të këndshme dhe mjaft të lumtur. /Sovrani.info/

View this post on Instagram

Mirëmengjesi shoqe 🙏🏻♥️ Botimi i dytë "KUZHINA E BEBIT" Po e nisi këtë postim me një lajm të mirë, të shumë pritur nga unë tash e një kohë. Të ju them të drejtën nuk kam besuar që do të kem kaq shumë emocione të shkruaj për ribotimin e librit “KUZHINA E BEBIT”. Ende pa u bërë 1 vit nga botimi i parë libri është pranuar nga shumë prindër në Kosove e rajon, në shumë vende të botës ku kishte kërkesa arritëm ta dërgonim atë, pranova shumë falënderime nga ana e tyre, shumë urata të cilat ishin shpërblimi më i madh i gjithë përkushtimit tim! Sot ju kërkoj ndjesë të interesuarve që për një periudhë të shkurtë kohore nuk arritën ta gjejnë në çdo librari sepse kishte mungesë për shkak se isha duke përgatitur diçka mëndryshe në të njejtën kohë, shumë ndryshe nga i pari. Mund të them që nga botimi i parë kanë mbetur shumë pak gjëra të përfshira në ribotim, kanë mbetur të njejta disa pjesë të informatave, por që, ribotimi vjen ndryshe, me një dizajn të ri, me receta 80% ndryshe, me informata super të plotësuara. Ribotimi vjen saktë ashtu siç kam dëshiruar të jetë në botimin e parë, por që atëherë nuk ndodhi kryesisht për çështje kohe. Uroj dhe besoj qe me ribotim, nuk do të ketë hapësirë për sqarime shtesë sepse të gjitha përgjigjet lehtësisht i gjeni në libër. Përveç ndryshimeve, libri vjen edhe me 70 faqe të plotësuara dhe të gjitha me çmim të njejtë. Aq shumë kam për të folur për ribotimin sa që nuk besoj që mund ti përmbledh të gjitha vetëm me këtë postim, për më gjerësisht do të takohemi dhe japim informata në media gjatë javës. Më besoni apo jo shumë më lehtë e kisha të shkruaj për botimin e parë se sa në të dytin sepse po e prisja me padurim që të shtypej.Për gjithë këtë punë, dua të bëj falënderime dhe së pari falënderoj Zotin për forcën , falënderoj Zotin për engjullin tim të bukur,djalin tim Arin. Falënderoj nanat për mbështetjen, që nuk reshtën asnjëherë të më japin motiv dhe forcë, e që për aq sa kisha mundësi jam munduar t’ju kthej në të njejtën mënyrë, ju falënderoj që më kuptuat për aq kohë që ju kërkova të më kuptoni sepse jo të gjitha mesazheve arrita t’ju përgjigjem brenda natës siç bëj zakonisht Vazhdon në koment 👇🏻

A post shared by #kuzhinaebebit (@kuzhinaebebit) on