Lautaro Martinez hyn në historinë e Argjentinës pas het-trikut ndaj Meksikës Lautaro Martinez hyn në historinë e Argjentinës pas het-trikut ndaj Meksikës
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është bërë lojtari i parë i Argjentinës që shënon tre gola kundër Meksikës që nga viti 1930. Martinezit u... Lautaro Martinez hyn në historinë e Argjentinës pas het-trikut ndaj Meksikës

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është bërë lojtari i parë i Argjentinës që shënon tre gola kundër Meksikës që nga viti 1930.

Martinezit u deshën vetëm 16 minuta për të shënuar një het-trik në pjesën e parë, pasi Argjentina mposhti Meksikën 4-0 të martën në mbrëmje.

Me këtë, 22-vjeçari hyn në histori si lojtari i parë që realizoi het-trik që nga koha e ish-sulmuesit të Napolit dhe Genovas, Guillermo Stabile më 1930.

Sidoqoftë, ai u zëvendësua nga sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala në pjesën e dytë, pasi trajneri Lionel Scaloni tha pas ndeshjes se nuk donte ta rrezikonte.

Lautaro tani ka shënuar gjashtë herë në 12 paraqitje për kombëtaren Albiceleste.

Sulmuesi argjentinas gjithashtu e ka filluar mirë edhe te Interi, pasi ka shënuar një gol nga dy ndeshjet e para dhe ka krijuar një partneritet të mirë me Romelu Lukaku.