Mbrëmë u mbajt një koncert me rastin shenjtërimit të Nënë Terezës. Shumë personalitete të fushave të ndryshme të artit, politikës dhe sportit ishin të...

Mbrëmë u mbajt një koncert me rastin shenjtërimit të Nënë Terezës.

Shumë personalitete të fushave të ndryshme të artit, politikës dhe sportit ishin të pranishëm në bazilikën e Vatikanit.

Mesin e tyre ishin edhe personalitete që me prejardhje janë prej qytetit të Gjakovës.

I tillë është rasti kur bëhen bashkë legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, violinisti Shkelzen Doli, soprano Inva Mula dhe ‘qershia mbi tortë’, Rita Ora.

“Sa krenar në mesin e Lorikut, Inva Mulës, Rita Orës dhe Shkelzen Dolit”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Kozniku.

Lorik Cana, Inva Mula dhe Ardian Kozniku

Ardian Kozniku dhe Shkelzen Doli

Ardian Kozniku, Rita Ora dhe Lorik Cana