Nëse Leicester City do të shpallet kampion, shumë bastoreve në Angli do tu sillte humbje të mëdha. Leicester City po tregon futbollin më të...

Nëse Leicester City do të shpallet kampion, shumë bastoreve në Angli do tu sillte humbje të mëdha.
Leicester City po tregon futbollin më të bukur në Ligën Premier dhe kjo është meritë e një ekipi të etur për titullin dhe punës magjike që po zhvillon trajneri italian, Claudio Ranieri.

Fitimi i titullit kampion në Angli nga Leicesteri do të ishte një goditje fatale për kompanitë e basteve, të cilat pritet të humbasin miliona.

Në fillim të sezonit, koeficienti që Leicester City të fitonte titullin ishte 5000, por kjo nuk e ka ndaluar një bastexhi të luajë 40 funte.

Fatlumi është gati të fitojë 200.000 funte, nëse Jamie Vardy me shokë do të mbajnë në duar trofeun e Ligës Premier.

Në të njëjtën kohë, kompania e basteve Sky Bet pritet të marrë një goditje të rëndë, pasi e cilësonte Leicester Cityn si një ekip “të pashpresë”, duke e kuotuar lartë, por nëse skuadra surprizë do të shpallet kampione, Sky Bet mund të humbasë një shifër prej 5.25 milionë funte.