Lëndimet më të çuditshme në historinë e futbollit Lëndimet më të çuditshme në historinë e futbollit
Lëndimet janë fatkeqësia më e madhe për shumë futbollistë. Derisa shumë prej tyre ato i kanë pësuar brenda fushës së lojës, apo edhe në... Lëndimet më të çuditshme në historinë e futbollit

Lëndimet janë fatkeqësia më e madhe për shumë futbollistë. Derisa shumë prej tyre ato i kanë pësuar brenda fushës së lojës, apo edhe në seanca stërvitore, disa të tillë kanë patur fatin edhe më të tmerrshëm, duke u lënduar në mënyra mjaft të çuditshme.

Në vazhdim Gazeta Sheshi transmeton disa prej ngjarjeve më interesante nga të cilat kanë mbetur të lënduar futbollistët:

1. Richard Wright goditi tabelën që ndalonte hyrjen në fushë

Ish gardiani i Arsenalit është gutur për ta bërë ngrohjen para fillimit të duelit. Ai ka goditur pa qëllim tabelën e dedikuar për tifozët: “Ju lutem mos shkelni në fushë”, duke u lënduar dhe mos u paraqitur në atë duel.

2. Higuain u lëndua në jaht

Ditët e para nuk ishin edhe aq të mira për sulmuesin argjentinas në Itali. Higuain gjatë një vikendi të kaluar në bregdetin e Carpit u lëndua teksa po provont të kërcente nga jahti i tij. Lëndimi tij zgjati 10 ditë.

3. Rio Ferdinant ia pa sherrin telefonit mobil

Ish mbrojtësi i Manchester United është i lidhur shumë me celularin e tij. Por, njëherë ai ia pa sherrin atij, pasi duke u zgjatur për ta marrë atë ka zgjatur edhe kofshën e këmbës së majtë dhe kështu është lënduar, duke mos luajtur një ndeshje të fundjavës.

4. Paul Diogo u lëndua duke festuar 

Ndonjëherë nuk është edhe aq pozitive sa të realizosh gol. Futbollisti i skuadrës zviceriane Servette, Paolo Diogo, është lënduar derisa kishte shkuar tek tifozët e tij për ta festuar një gol. Pas festës Diogo ndjente dhimbje të mëdha në dorën e majtë, me ç’rast u detyra ta braktis fushën e lojës.

5. Nesa u lëndua duke luajtur Playstation

Mund të ju duket totalisht e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Mbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta është lënduar duke luajtur Playstation. Qëndrimi gjatë pranë video lojës i ka zgjatur atij edhe muskujt e duarve, me ç’rast ia ka pamundësuar zhvillimin e disa ndeshjeve. Çudi se jo mahi!

5. Banega u lëndua në pompën e benzinit

Ever Banega qëndroi gjashtë muaj jashtë fushave të blerta për shkak të një pakujdesie. Gjatë kohës sa ishte duke bërë pagesën në njërën nga pikat e derivateve në Spanjë, vetura e tij kishte lëvizur nga vendi, duke e lënduar atë në këmbën e majtë. Lëndim ky që e mbajti gjatë jashtë fushave.

6. Bale mori ndezje të muskujve derisa po luante një video lojë

Një nga ata që mund të zënë një vend të posaçëm në këtë renditje ishte Gareth Bale. Lojtari i Real Madrid ndalet ngarje automjetet e një markë prestigjioze si Wales Online për ti shkaktuar më pas dhimbje të muskujve në këmbë.