Lëndohet keq ylli i Romës, ja sa do të mungojë Lëndohet keq ylli i Romës, ja sa do të mungojë
Lorenzo Pellegrini i Romës pritet të jetë jashtë për rreth një muaj, pasi skanimet konfirmuan një dëmtim të ri të kofshës, transmeton Sovrani.info. Mesfushori... Lëndohet keq ylli i Romës, ja sa do të mungojë

Lorenzo Pellegrini i Romës pritet të jetë jashtë për rreth një muaj, pasi skanimet konfirmuan një dëmtim të ri të kofshës, transmeton Sovrani.info.

Mesfushori pësoi një dëmtim të këmbën e djathtë kundër Udineses muajin e kaluar dhe nuk ka luajtur që prej asaj kohe. 22-vjeçari dukej të ishte afër rikthimit, por ai pësoi një lëndim dhe u dërgua për skanime në Villa Stuart.

Sipas Calciomercato.com, Pellegrini ka pësuar një dëmtim krejtësisht të ndryshëm, këtë herë në kuadroteksin në të njëjtën këmbë. Kjo do ta mbajë atë për tre deri në katër javë jashtë fushave, kështu që mesfushori nuk pritet të kthehet deri në vitin 2019.

Ai do të humbasë lojra si kundër Cagliarit, [Viktoria] Plzen, Genoa, Juventus, Sassuolo dhe Parmës. /Sovrani.info/