Lëndohet Messi, Rakitic tregon se si do të reagojë skuadra Lëndohet Messi, Rakitic tregon se si do të reagojë skuadra
Ivan Rakitic ka folur disa fjalë rreth lëndimit që Messi pësoi mbrëmë në ndeshjen ndaj Sevillas. Argjentinasi ka lënduar krahun e djathtë dhe pritet... Lëndohet Messi, Rakitic tregon se si do të reagojë skuadra

Ivan Rakitic ka folur disa fjalë rreth lëndimit që Messi pësoi mbrëmë në ndeshjen ndaj Sevillas.

Argjentinasi ka lënduar krahun e djathtë dhe pritet të mungojë rreth tri javë, transmeton lajmi.net.

Mesfushori nga Kroacia ka shpresë që skuadra nuk do ta ketë shumë problem mungesën e Messit.

“Do të mundohemi që mungesën e Messit ta bëjmë sa më pak të dukshme. I kemi sytë nga klasikja, e dimë se do të jetë ndryshe” ka thënë Rakitic.

Klasikja e ardhshme do të jetë e para që nga viti 2007 në të cilën nuk paraqiten as CR7 e as Leo Messi.