Lëndohet rëndë një roje plazhi në Shqipëri, për 30 minuta në gjendje kome Lëndohet rëndë një roje plazhi në Shqipëri, për 30 minuta në gjendje kome
Një roje plazhi në Orikum, i cili ka qenë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme, është goditur në kokë nga një... Lëndohet rëndë një roje plazhi në Shqipëri, për 30 minuta në gjendje kome

Një roje plazhi në Orikum, i cili ka qenë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme, është goditur në kokë nga një tub çadre.

Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, i riu ka qëndruar më shumë se 30 minuta në gjendje kome, derisa ka mbërritur ambulanca, transmeton TCH.

Qytetarët janë përpjekur t’i vinë në ndihmë të riut, duke i vendosur qese me akull në kokë, por pa mundur të bëjnë më shumë. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Stuhia që goditi mbrëmë vendin ka shkaktuar dëme të shumta jo vetëm në Vlorë, por edhe në veri të Shqipërisë.