Leno: Arsenali është klub më i madh se Chelsea dhe Tottenhami Leno: Arsenali është klub më i madh se Chelsea dhe Tottenhami
Portieri gjerman, Bernd Leno është i bindur që Arsenali është klubi më i madh në Londër. Gjermani tashmë është blinduar si numri 1 i... Leno: Arsenali është klub më i madh se Chelsea dhe Tottenhami

Portieri gjerman, Bernd Leno është i bindur që Arsenali është klubi më i madh në Londër.

Gjermani tashmë është blinduar si numri 1 i Arsenalit dhe është i lumtur me rivalitet që kanë me Tottenham dhe Chelsean, por thotë se Topçinjtë janë klubi më i madh londinez.

“Nuk mund të krahasosh, sigurisht që Arsenali është një klub botëror, klubi më i madh në Londër”, ka thënë fillimisht Leno për Sport Bild.

“Jo Chelsea , jo Tottenham – Arsenali është klubi me tifozë në të gjithë botë”.

Arsenali (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Por, Leno është impresionuar nga shtrirja globale e Arsenalit që nga afrimi në klub një vit më parë.

“Pavarësisht se ku jemi, gjithashtu në SHBA apo Azi, ka shumë tifozë të Arsenalit kudo”, përfundoi gjermani.