Presioni i Antonio Conte ka rënë në veshët e drejtuesve të Inter, të cilët i patën premtuar trajnerit se do të kishte më vete...

Presioni i Antonio Conte ka rënë në veshët e drejtuesve të Inter, të cilët i patën premtuar trajnerit se do të kishte më vete në turin e Azisë të gjithë lojtarët e nevojshëm, përfshirë emra si Lukaku dhe Dzeko. Gjithsesi aktualisht Inter ndodhet në Singapor dhe Conte në dispozicion për në sulm ka lojtarë si Esposito, Longo, Politano, Vergani dhe Colidio….

Manchester United ka kërkuar shumë para për të lënë të lirë sulmuesin belg, mbi 83 milionë euro kanë kërkuar “Djajtë e Kuq” dhe Inter duket se do ia plotësojë dëshirën. Në orët e fundit gazeta britanike “Times” ka bërë me dije se Inter është gati të paguajë shifrën që kërkon klubi anglez dhe t’iu vërë në dispozicion trajnerit italian sulmuesin e shumëdëshiruar. Sipas informacioneve klubi italian do të ofrojë 60 mln paund (66.5 mlns euro), plus 15 (16.5 mln euro) të tjera në formë bonusesh, që në total shkojnë në 83 milionë euro, aq sa është edhe kërkesa e United, që llimisht kërkoi 90 mln euro, por në fund pranoi të bëjë ulje.

Përveç Lukaku, mediet në Itali kanë bërë me dije se hapa të rëndësishëm Inter ka hedhur edhe në drejtim të Edin Dzeko. Për sulmuesin boshnjak pritet të ketë takime në javën e ardhshme dhe Inter duket se ka gjetur rrugën e duhur të negocimit me Romën, që po pret një sinjal nga Gonzalo Higuain, para se të lërë të lirë Dzekon.