Ligji i ri i sportit, dënohesh me burg nëse shkel në tapetin e blertë Ligji i ri i sportit, dënohesh me burg nëse shkel në tapetin e blertë
Nisur nga ngjarjet e fundjavës mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit iu sjellim në vëmendje ligjet e reja për aktivitetet sportive. Episodet e dhunës... Ligji i ri i sportit, dënohesh me burg nëse shkel në tapetin e blertë

Nisur nga ngjarjet e fundjavës mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit iu sjellim në vëmendje ligjet e reja për aktivitetet sportive. Episodet e dhunës që bërën bujë janë të dënueshme konform ligjeve që pritet të miratohen këtë muaj. Burgim deri në tre vite, gjoba të konsiderueshme dhe përgjegjësi për klubet.

Botuar në fletoren zyrtare

Neni 274/a

Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 274/b

Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”.