Limaj: Kriza tejkalohet me shpalljen e zgjedhjeve Limaj: Kriza tejkalohet me shpalljen e zgjedhjeve
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj tha se nëse sot votohet presidenti, kriza bëhet sa më e thellë. Ai tha se sot vendi... Limaj: Kriza tejkalohet me shpalljen e zgjedhjeve

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj tha se nëse sot votohet presidenti, kriza bëhet sa më e thellë.

Ai tha se sot vendi është në një situatë jo normale dhe në një situatë shumë të vështirë.

Sipas tij Kuvendi sot është para një sfide, ta zgjedh krizën apo ta thellojë.

Por ai tha se ky Kuvend e ka humbë legjitimitetin dhe ai duhet të marrë veprimin në mënyrë që ta nxjerr vendin nga kriza.

Zgjidhjen e krizës sot Kuvendi mund ta bëjë përmes një pike të rendit të ditës, që ta qojë vendin në zgjedhje.

I vetmi institucion që ka qenë legjitim në Kosovë sipas Limajt ka qenë institucioni i presidentit të deritanishëm. “Nga nesër nëse ky parlament voton presidentin ky institucion kapet nga kriza. Nuk do të ketë as parlament legjitim për qeveri dihet, por edhe presidenti nuk do të ketë legjitimet”, tha Limaj.