Linda Halimi 5 ditë pas lindjes publikon videon dhe është në superformë Linda Halimi 5 ditë pas lindjes publikon videon dhe është në superformë
Para pak ditësh këngëtarja e njohur nga Kosova, Lindita Halimi u bë nënë për herë të parë. Lajmin fillimisht e bëri të ditur përmes... Linda Halimi 5 ditë pas lindjes publikon videon dhe është në superformë

Para pak ditësh këngëtarja e njohur nga Kosova, Lindita Halimi u bë nënë për herë të parë. Lajmin fillimisht e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, partneri i saj, reperi Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Edwards.

Bukuroshja zgjodhi që shtatzëninë ta mbante plotësisht të fshehtë, derisa lindi vajzën e saj, të cilën vendosën ta quanin Kaimana!

Mirëpo së fundmi ajo na ka lënë pa fjalë të gjithëve, teksa ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku tregon barkun e saj të sheshtë dhe është në superformë.

“Situata aktuale…Pesë ditë pas! Isha 55 kg kur bëra testin, shkova në 67 kg, tani jam 60 kg!”- shkruan ajo krah videos.

Ëhë, duket e pabesueshme, por le të shpresojmë që në vijim Linda të na e tregojë sekretin e saj të gjithëve dhe të na e shuajë kuriozitetin!