A lindin më shpesh bebet natën apo ditën? Në cilën ditë të javës lindin  më shpesh? A lindin më shpesh bebet natën apo ditën? Në cilën ditë të javës lindin  më shpesh?
Tash kur jeni shtatzënë sa më shumë që afrohet termini i lindjes ju përgatiteni që të takoheni për herë të parë me beben tuaj.... A lindin më shpesh bebet natën apo ditën? Në cilën ditë të javës lindin  më shpesh?

Tash kur jeni shtatzënë sa më shumë që afrohet termini i lindjes ju përgatiteni që të takoheni për herë të parë me beben tuaj. Sa më shumë që afrohet termini ju mendoni se bebja juaj a do të lind ditën apo natën dhe në cilën ditë të javës do të lindë.

Sipas statistikave të CDC përqindja më e madhe e bebeve lindin midis orës tetë të mëngjesit e deri në mesditë. Në cilën ditë të javës lindin bebet më së shpeshti? Vendin e parë e mban dita e martë dhe më pas e hëna.

Sipas Centers for Disease Control and Prevention (CDC) nuk është e vërtetë se më shumë bebe lindin gjatë natës. Në fakt, bebet më shpesh lindin herët në mëngjes dhe atë prej orës 08.00 në mëngjes deri në ora 12.00. Me sa duket ky trend ka të bëjë me trendin në rritje të lindjeve që kryhen me prerje cezariane, pasi që dihet se lindjet vaginale mund të ndodhin në cilëndo pjesë të ditës (dhe natës).
Arsyeja se përse gjithnjë e më shumë bebe lindin gjatë ditës ka të bëjë me rritjen e numrit të lindjeve të planifikuara me prerje cezariane të cilat kryhen herët në mëngjes. Gjithandej nëpër botë, por edhe në Kosovë rreth 1/3 e lindjeve kryhen me prerje cezariane.

Lindjet e indukuara sipas CDC ishin më të shpeshta në orët e mëngjesit dhe maksimumin e arritën në ora 15.00 dhe pastaj shënonin rënie në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Lindjet spontane vaginale ndodhën në cilëndo periudhë të ditës ose të natës.

Bebet që lindin të shtunën dhe të dielën kanë më shumë gjasa që të lindin pasdite vonë ose në orët e hershme të mëngjesit (ndoshta për shkak se gjatë fundjavës nuk ka prerje cezariane të planifikuara dhe indukohen më pak lindje).

Por, a ka rëndësi për shëndetin e bebes se në cilën pjesë të ditës lind? Përgjigja e shkurtër është JO! Arsyeja se përse CDC ka bërë këtë hulumtim është që t’iu ndihmojë spitaleve që të shpërndajnë stafin në mënyrë sa më të përshtatshme për t’i adresuar nevojat e grave të cilat lindin.

Pra, nëse ju nuk do të lindni me prerje cezariane ose me lindje të indukuar, atëherë bebja do të lind kurdo që të jetë gati dhe kurdo që t’i dojë qejfi! E vetmja gjë që ka rëndësi është që të jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Me fat!/shkruan dr. Memli Morina