Lirimi i hapësirave të Fakultetit të Ekonomisë, përplasje mes policisë dhe studentëve Lirimi i hapësirave të Fakultetit të Ekonomisë, përplasje mes policisë dhe studentëve
Në Fakultetin e Ekonomisë, mëngjesin e të premtes një grup studentësh të cilët e kaluan natën në fakultet, janë përplasur me forcat e policisë... Lirimi i hapësirave të Fakultetit të Ekonomisë, përplasje mes policisë dhe studentëve

Në Fakultetin e Ekonomisë, mëngjesin e të premtes një grup studentësh të cilët e kaluan natën në fakultet, janë përplasur me forcat e policisë ku kanë mbetur edhe të dhunuar.

Për këtë situatë studentet akuzojnë administratorin e Fakultetit, ndërkohë që ai e kalon përgjegjësinë në institucionet më lart tij.

Ndërkohë që policia nga ana tjetër shprehet se ka qene administrata që i ka thirrur pasi hyrja e Universitetit ishte bllokuar dhe nuk lejoheshin të hynin.

Në ambientet e shkollës erdhi dhe deputeti demokrat Luciano Boçi për të kërkuar largimin e policëve, por studentët nuk e mirëpriten ardhjen e tij.

“Ju nuk na përfaqesoni, jo politikë, ik’ thërrisnin njëzëri.

Pasi nxorën deputetin demokrat jashtë derës së fakultetit, pas tij u larguan edhe efektivet e policisë.  /Top Channel