Lirimi i ish- ushtarit të UÇK-së, pamje nga burgu i Shutkës Lirimi i ish- ushtarit të UÇK-së, pamje nga burgu i Shutkës
Shumë shpejt pritet lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina. Në burgun e Shutkës tashmë ka arritur vetura me të cilën pritet të largohet... Lirimi i ish- ushtarit të UÇK-së, pamje nga burgu i Shutkës

Shumë shpejt pritet lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina.

Në burgun e Shutkës tashmë ka arritur vetura me të cilën pritet të largohet Morina.Ekipi i televizionit Alsat është para burgut të Shutkës dhe ka siguruar pamje nga hyrja e veturës në ambientet e burgut.

Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi.

Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë./AlsatM/