Lirohet i dyshuari për sulm ndaj Vehbi Kajtazit Lirohet i dyshuari për sulm ndaj Vehbi Kajtazit
Fitim Thaqi, i dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, është liruar pak minuta më parë nga paraburgimi, shkruan Gazeta Blic.Këtë e ka... Lirohet i dyshuari për sulm ndaj Vehbi Kajtazit

Fitim Thaqi, i dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, është liruar pak minuta më parë nga paraburgimi, shkruan Gazeta Blic.Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, avokati i tij Gazmend Halilaj.”Fitim Thaqi lirohet nga paraburgimi.”, tha avokati.

Ai gjithashtu ka shtuar se Thaqi është liruar me dënim me kusht në periudhë 4 mujore.Ndryshe, prokuroria kishte kërkuar vazhdim të paraburgimit, mirëpo pala mbrojtëse i ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë.Fitim Thaqi, akuzohet për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.Atij fillimisht iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata themelore në periudhë njëmujore.