Liverpool ka rritur interesin e tyre në portierin e ri të Trabzonsporit, Ugurcan Cakir, sipas agjentit të lojtarit, transmeton Sovrani.info. 23-vjeçari ka qenë mbresëlënës...

Liverpool ka rritur interesin e tyre në portierin e ri të Trabzonsporit, Ugurcan Cakir, sipas agjentit të lojtarit, transmeton Sovrani.info.

23-vjeçari ka qenë mbresëlënës këtë sezon dhe ka kapur syrin e disa klubeve evropiane për shfaqjet e tij të sigurta mes shtyllave në top-klubin turk.

Dhe agjenti i tij, Erdi Kirkpinar, ka zbuluar që Liverpuli të ketë qenë në kontakt me të për një lëvizje të mundshme.

Duke folur për mediat turke Ajansspor, ai tha: “Çdo ekip ka skautë dhe disa prej tyre po ndjekin ndeshjet e Ugurkanit. Schalke nuk ka bërë ofertë zyrtare për të.”

“Unë e di se Lille dhe Schalke po e ndjekin atë. Liverpooli gjithashtu është i interesuar për të. Zyrtarët e Liverpoolit kanë biseduar me ne, kemi pasur disa kontakte, por asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur prej tyre. ”

Shefi i ‘The Reds’ Jurgen Klopp është në kërkim të një zëvendësuesi për Alisson pasi që Simon Mignolet do të largohet në verë.

Dhe ai e ka identifikuar Cakir si zëvendësim perfekt për belgun pasi ai është shfaqur si një nga pikat më të mira në Super Ligën turke.

Cakir, i cili kohët e fundit fitoi një thirrje për ekipin kombëtar turk, aktualisht është kontraktuar me klubin Trabzon deri më 2021.

/Sovrani.info/