Lojtari i njohur: Muriqi, si Lewandowski Lojtari i njohur: Muriqi, si Lewandowski
Max Kruse e ka krahasuar Vedat Muriqin me sulmuesin e madh polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski, duke e lartësuar yllin e Kosovës si... Lojtari i njohur: Muriqi, si Lewandowski

Max Kruse e ka krahasuar Vedat Muriqin me sulmuesin e madh polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski, duke e lartësuar yllin e Kosovës si punëtor të zellshëm dhe lojtar ambicioz.

Muriqi është duke kaluar nëpër formë jetësore që prej sezonit të kaluar dhe shënoi një gol dhe bëri dy asiste në humbjen e Kosovës 5:3 kundër Anglisë të martën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

17 gola dhe 8 asiste në 34 paraqitje për Rizespor sezonin e kaluar, ia siguruan 24-vjeçarit kalimin e bujshëm në Fenerbahce në afatin kalimtar të kësaj vere.

Kruse, ish-bashkëlojtari i atdhetarit të Muriqit, Milot Rashicës – i cili po ashtu iu bashkua Fenerbahçes këtë verë – beson se sulmuesi nga Prizreni ka tipare dhe ngjashmëri me Lewandowskin.

“Ai (Vedat Muriqi) është shumë ambicioz, ka shumë vullnet dhe është punëtor shumë i zellshëm. Unë e krahasoj atë me (Robert) Lewandowskin”, tha Kruse për mediumin gjerman Badische Zeitung.

Ai bile e sheh bashkëlojtarin e tij Muriqin në fanellën e gjigantit gjerman, Bayern Munich, pas dy apo tri vjetëve.

“Ia them edhe atij këtë. Mendoj se ai do të kalojë në Bayern Munich pas dy apo tri sezoneve”, shtoi ai.

Muriqi ka bërë një fillim ëndrrash edhe për Fenerin, duke shënuar dy gola në tri ndeshjet e para për të në Superligën e Turqisë.