Lopetegui takohet me Perez, vendoset e ardhmja e trajnerit Lopetegui takohet me Perez, vendoset e ardhmja e trajnerit
Pas ndeshjes me Levanten, trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui u takua me presidentin, Florentino Perez. Real Madridi pësoi humbje me rezultat, 1-2 nga... Lopetegui takohet me Perez, vendoset e ardhmja e trajnerit

Pas ndeshjes me Levanten, trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui u takua me presidentin, Florentino Perez.

Real Madridi pësoi humbje me rezultat, 1-2 nga Levante në Bernabeu dje, ndërsa thotë se pas takimit me Perez, ai është i bindur se do të mbetet në klub.

Perez u takua edhe me kapitenin, Sergio Ramos menjëherë pas ndeshjes, para se të takohej me Lopeteguin për t’i analizuar problemet aktuale, transmeton indeksonline.

Bindjet e Lopeteguit pas takimit janë se do të vazhdojë si trajner, të paktën këtë sezon.

Derisa presidenti nuk ka dhënë ndonjë shenjë për të ardhmen e Lopeteguit, trajneri ndihet i lumtur se do të mbetet si trajner i skuadrës.

Pavarsisht kësaj, ende nuk është marrë ndonjë vendim definitiv dhe se Perez është duke marrë këshillat e duhura për këtë çështje.