Lorena Sopi, me dy filma në Festivalin e Veronës Lorena Sopi, me dy filma në Festivalin e Veronës
Në Edicionin e 24-të të San Gio Verona Video Festival, i cili mbahet nga data 23-27 korrik në Veronë të Italisë, në konkurrencë zyrtare... Lorena Sopi, me dy filma në Festivalin e Veronës

Në Edicionin e 24-të të San Gio Verona Video Festival, i cili mbahet nga data 23-27 korrik në Veronë të Italisë, në konkurrencë zyrtare do të shfaqen edhe dy filma kosovar; të regjisores Lorena Sopi.

Filmi i shkurtër ‘Përjetësisht Fëmi’ (Eternally Child) i cili deri tani është shfaqur në rreth 50 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 15 çmime kinematografike, si dhe filmi ‘Rreze’ (Ray) i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut dhe i cili në muajin maj është shfaqur premierë në Cannes Film Festival – Short Film Corner.

San Gio Verona Video Festival konsiderohet si njëri ndër festivalet më të rëndësishme të filmit të shkurtër në Itali. I krijuar nga Carlo Rossi dhe Giorgio Trentin, ky festival ka shpërblyer dhe promovuar ndërkombëtarisht regjisorët me famë, si Abas Kjarostamin, Aleksander Sokurov, Milto Manchevski, etj.

Në fjalën prezantuese të Edicionit të vitit 2018, drejtori i këtij festivali, Ugo Brusaporco shkruan: ‘Këtu jemi një fletë e bardhë përpara, fjalët që duhet të shkruhen në te, me filmat që ju thërrasin për t’u mbajtur mend, dhe ka shumë, 24 filma të këtij Festivali, imazhet e akumuluara që i kanë thurur së bashku me tregimet e tyre kohore, aq gjatë kohë të kaluar që nga ajo aventurë, e imazheve në lëvizje kur filmi ka filluar si magji.