Lori Hoxha: “Duhet” ta bëjë dramatike ndarjen nga i dashuri! Lori Hoxha: “Duhet” ta bëjë dramatike ndarjen nga i dashuri!
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë ndër çiftet më të komentuara të kohëve të fundit. Në mediat rozë aludohet për një ndarje mes çiftit,... Lori Hoxha: “Duhet” ta bëjë dramatike ndarjen nga i dashuri!

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë ndër çiftet më të komentuara të kohëve të fundit.

Në mediat rozë aludohet për një ndarje mes çiftit, pasi mendohet se Visi e ka tradhëtuar Lorin me një modele me të cilën është parë në një nga club-et e Tiranës.

Ndërkohë që as njëri, as tjetri nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë mbi jetën e tyre private apo sentimentale, çdo postim i Lori Hoxhës në rrjetet sociale na duket sikur është një mesazh për të na treguar se ku është mardhënia e saj me Visin.

Në foton e saj më të fundit Lori shkruante:

“Duhet t’a harroj, por duhet t’a bëj dramatike si fillim”, ndërkohë që ndoshta ajo mund t’i referohet ndonjë gjëje tjetër, duket sikur kjo fjali e vetme sapo na zbuloi gjithçka mbi lidhjen e saj me Visin.

Janë ndarë dhe Lori do t’a harrojë, por fillimisht po e bën pakëz dramatike me këto “thumba” në rrjetet sociale? Duket sikur bën shumë sens!

lori_hoxhaaawsrfsaewet