“Lufta” mes njerëzimit dhe digjitalizimit trajtohet në Dokutech “Lufta” mes njerëzimit dhe digjitalizimit trajtohet në Dokutech
Pronësia, Autonomia, Pavarësia…disa nga temat që do të diskutohen Sot do të fillojë konferenca vjetore Doku.Tech 2019 e cila do të zgjasë dy ditë... “Lufta” mes njerëzimit dhe digjitalizimit trajtohet në Dokutech

Pronësia, Autonomia, Pavarësia…disa nga temat që do të diskutohen

Sot do të fillojë konferenca vjetore Doku.Tech 2019 e cila do të zgjasë dy ditë dhe do të mbahet në “Termokiss”, në Prishtinë.

Dokutech është ngjarje vjetore që bashkon individët dhe talentët e teknologjisë. Kjo konferencë eksploron dhe sfidon implikimet shoqërore të risive teknologjike përmes lidhjes, masterclasses, seminareve etj, ndërsa frymëzon të rinjtë duke ndarë njohuritë dhe përvojat.

Këtë vit, Doku.Tech, do të trajtojë çështjet më shumë përreth luftës gjithnjë e në rritje midis njerëzimit dhe digjitalizimit. Folësit do të diskutojnë për tema si: Pronësia, Autonomia, Pavarësia, Interkoneksioni, Privatësia dhe Siguria.