Luftoni aneminë me këto ushqime natyrale Luftoni aneminë me këto ushqime natyrale
Anemia është një sëmundje, e cila manifestohet me sasi të ulët të hemoglobnësë në gjak, dhe si shkak keni edhe sasi të ulët të... Luftoni aneminë me këto ushqime natyrale

Anemia është një sëmundje, e cila manifestohet me sasi të ulët të hemoglobnësë në gjak, dhe si shkak keni edhe sasi të ulët të oksigjenit, ndiheni të lodhur vazhdimisht dhe zemra ju rrah më fort.

Gjithsesi kjo sëmundje nuk është edhe aq serioze dhe krahas terapisë që doktori sugjeron, ju mund ta luftoni këtë sëmundje edhe me disa ushqime natyrale.

Disa nga këto ushqime janë:

Perime– Në përgjithësi ushqimet që përmbajnë vitaminë C, kanë aftësi të rrisin sasinë e hemoglobinës në gjak. Këtu përfshihen: specat, brokoli, lulelakra, spinaqi, majdanozi dhe karrotat.

Ushqimet që përmbajnë acid folik– Acidi folik e rrit mjaftueshëm sasinë e rruazave të kuqe në gjak dhe hemoglobinës. Ushqimet që e përmbajnë këtë lloj acidi janë: avokado, fasulet, asparagu dhe portokalli.

Peshku– Dihet se peshqit janë të pasur me vitamina dhe Omega 3, prandaj janë ideal për t’u konsumuar me qëllim të luftimit të simptomave të anemisë.