Luis Enrique uron Atletico Madridin, ja si e komenton penaltinë e dyshimtë Luis Enrique uron Atletico Madridin, ja si e komenton penaltinë e dyshimtë
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e ka uruar Atletico Madridin për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ai është përgjigjur edhe në pyetjen... Luis Enrique uron Atletico Madridin, ja si e komenton penaltinë e dyshimtë

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e ka uruar Atletico Madridin për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai është përgjigjur edhe në pyetjen e gazetarëve për momentin e dyshimtë për penalti në fund të ndeshjes, përcjellë TLG.

“E uroj Atletico Madridin, ata ishin më të mirë se ne”, ka thënë Enrique pas ndeshjes.

“Nuk e kishim ditën më të mirë, por në pjesën e dytë patëm shanset tona. Por, nuk ia dolëm”.

“Mungesa e penaltisë në fund? Nuk kam mundur ta shoh nga banka rezervë. Më thanë që ishte penalti. Por, ne e urojmë Atleticon”, ka shtuar trajneri katalunas.