Federico Pastorello, menaxheri i sulmuesit Romelu Lukaku, ka qenë sot në një takim me drejtuesit e Inter, për të diskutuar për mundësinë e transferimit...

Federico Pastorello, menaxheri i sulmuesit Romelu Lukaku, ka qenë sot në një takim me drejtuesit e Inter, për të diskutuar për mundësinë e transferimit të belgut në Serinë A sezonin tjetër. Ai ka pranuar se ky transferim nuk ka për të qenë aspak i lehtë, duke parë se Manchester United nuk tërhiqet nga kërkesat e tij.

Lukaku është ëndrra e çdo klubi të madh, ndaj është e vështirë që ky transferim të realizohet. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Interi po përpiqet seriozisht, ndërkohë që edhe vetë lojtari ka shfaqur dëshirën e tij të lëvizë. Të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha menaxheri i lojtarit belg.

26-vjeçari belg ka një kontartë deri në vitin 2022 me Manchester United. Ndaj, “djajtë” kërkojnë 85 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, duke refuzuar shkëmbime lojtarësh (u përfol për një shkëmbim me Mauro Icardi). Çka do të thotë që bisedimet për zhbllokimin e këtij transferimi do të zgjasin.