Duke përshëndetur votimin, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cili është po ashtu Raportuese në PE për Kosovën, ka deklaruar se kjo është...

Duke përshëndetur votimin, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cili është po ashtu Raportuese në PE për Kosovën, ka deklaruar se kjo është një marrëveshje historike.

“Parlamenti Evropian ka dhënë sot dritën e gjelbër për marrëveshjen e BE-së me Kosovën. Kjo marrëveshje është një moment historik në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe zhvillimin e saj si një shtet evropian. Për herë të parë, BE-ja dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie kontraktuale, e që është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Një shumica votash në favor të kësaj marrëveshje jep një sinjal të rëndësishëm e pozitiv për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë institucionalizimin e procesit të reformave”, ka shkruar Lunaçek, transmeton KosovaPress.

“Hapi i ardhshëm duhet të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan tutje Lunaçek.

Lunaçek shpreson se së shpejti kosovarët do të udhëtojnë pa viza.

“Të dyja, MSA-ja dhe shpresojmë se së shpejti udhëtimi pa viza [për kosovarët] – do të sjellin mundësi të reja për Kosovën që të forcojë marrëdhëniet me BE-në dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në stabilizimin e të të gjithë rajonit”, shkruan Lunaçek./KP/