Magjia e mjaltit dhe kanellës Magjia e mjaltit dhe kanellës

Magjia e mjaltit dhe kanellës

Kureshtje 16 February, 2016, 21:04

Është provuar në mënyrë mjekësorë se mjalti ka shumë benefite në shëndetin e njeriut dhe mund të shërojë disa sëmundje të ndryshme. Por kombinimi... Magjia e mjaltit dhe kanellës

Është provuar në mënyrë mjekësorë se mjalti ka shumë benefite në shëndetin e njeriut dhe mund të shërojë disa sëmundje të ndryshme.

Por kombinimi i mjaltës dhe kanellës është provuar të jetë shumë efektiv veçanërisht për sasinë e lartë të kolesterolit në gjak dhe personat që vuajnë nga diabeti si dhe në lehtësimin e disa viruseve.

Aq sa duket e pabesueshme, thuhet se ky kombinim mund të shërojë pothuajse të gjitha sëmundjet, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim disa nga përfitmet dhe dobitë e përzierjes së mjaltit dhe kanellës së bashku.

Sëmundjet e zemrës

Për një zemër të shëndetshme, përgaditeni një pastë nga mjalta dhe kanella. Vendoseni këtë pastë  në bukë (në vend të reçelit) për mëngjes çdo mëngjes. Kjo do të rregullojë  nivelin e kolesterolit në arteriet duke parandaluar një sulm të mundshëm në zemër.

Artriti

Artriti kronik mund të trajtohet me një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe një lugë gjelle kanellë në një gotë me ujë të nxehtë. Pini këtë në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ju konsumoni  këtë pije rregullisht, mund të ndihmojë edhe kundër kancerit.

Infeksionet e fshikëzës së tëmthit

Për të hequr qafe  bakteret në fshikëzën e tëmthit tuaj, përzieni dy lugë kanellë dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë të vakët. Pini atë çdo ditë.

Kolesteroli

Në qoftë se ju rregullisht pini një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe tri lugë kanellë në një filxhan të madh çaj, niveli juaj kolesterolit do të ulet me 10% në vetëm 2 orë.

Ftohja dhe gripi

Në rast se ju jeni ftohur merrni 1 lugë gjelle mjaltë me ¼ lugë kanellë tre ditë me radhë. Do të shëroheni nga virusi, ftohja, kolla kronike si dhe problemet eventuale me sinusë. Mjalti përmban përbërësit natyral që shkatërrojnë viruset dhe të mbrojnë nga gripi.

Dhimbje stomaku

Nëse ju merrni mjaltë me kanellë rregullisht, jo vetëm që do të eliminoni dhimbjet e barkut, por ju gjithashtu mund të kuroni edhe ulcerat në stomak.

Sistemi imunitar

Konsumi i rregullt i mjaltit dhe pluhurit të kanellës gjithashtu përmirëson imunitetin tuaj dhe ruan organizmin tuaj kundër baktereve dhe viruseve.

Humbje peshe

Humbja e peshës mund të stimulohet duke konsumuar një gotë me ujë të zier me mjaltë dhe kanellë në  stomak bosh çdo mëngjes.

Aroma e keqe e gojës

Nëse ju doni të ruani frymëmarrjen të freskët gjatë gjithë ditës, shpëlani gojën me një përzierje me ujë të nxehtë, një lugë gjelle mjaltë dhe kanellë çdo ditë.