Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik, ku nuse e vjehërr janë përplasur nga një makinë. Për pasojë, ka humbur jetë 58-vjeçarja...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik, ku nuse e vjehërr janë përplasur nga një makinë.

Për pasojë, ka humbur jetë 58-vjeçarja Hasmije Bajrakurti, ndërsa Esmeralda Bajrakurti 18-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet gjithashtu se 18-vjeçarja është edhe shtatzënë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe pritet të zbardhen rrethanat e aksidentit.

aksident-4aksident-4