Makineritë dhe materialet e ndërtimit, kryesojnë importet Makineritë dhe materialet e ndërtimit, kryesojnë importet
Makineritë, pajisjet dhe materialet e ndërtimit janë ndër 10 mallrat më të importuara, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019. Rritja e importeve për... Makineritë dhe materialet e ndërtimit, kryesojnë importet

Makineritë, pajisjet dhe materialet e ndërtimit janë ndër 10 mallrat më të importuara, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019.

Rritja e importeve për mallrat bazë të industrive prodhuese, lidhet me zgjerimin e aktivitetit të këtyre sektorëve dhe interesin në rritje të sipërmarrjes për implementimin e risive e standardeve bashkëkohore   që përmirësojnë cilësinë e prodhimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se, në 3 muajt e parë të këtij viti u shënua rritje e konsiderueshme për disa grup mallrash që tregojnë një tendencë zhvillimi të disa lloj investimesh të huaja dhe industritë prodhuese vendase.

Sipas doganave, për për këtë periudhë janë arkëtuar 351 milionë lekë nga zhdoganimi i automjeteve të reja, ose 0,9% e totalit të të ardhurave doganore. Ndërsa në listën e mallrave të importuara kryesojnë edhe pajisjet me vlerë 351 milionë lekë, materialet e ndërtimit, veshjet, plastika, detergjentet etj.

Doganat arkëtuan nga importi i materialeve të ndërtimit 677 milionë lekë, nga elektro shtëpiakët 563 milionë lekë dhe nga mallrat e detergjenteve rreth 693 milionë lekë.