Makthi i fundvitit…aty radha nis që në 5 të mëngjesit! Makthi i fundvitit…aty radha nis që në 5 të mëngjesit!
Si çdo fundviti, për ata që kanë një makinë në Tiranë koalidimi kthehet në një makth i detyrueshëm. Në pikën e kolaudimit të automjeteve... Makthi i fundvitit…aty radha nis që në 5 të mëngjesit!

Si çdo fundviti, për ata që kanë një makinë në Tiranë koalidimi kthehet në një makth i detyrueshëm.

Në pikën e kolaudimit të automjeteve në Fushë-Prezë, radha arriti deri në dy kilometra.

Më të vendosurit kanë dalë natën nga shtëpitë dhe kanë zënë radhën që në orën 02:30 të mëngjesit.

Pas tyre radha shkon më shumë se dy kilometra dhe sipas vendit, mund të dallosh ata që janë zgjuar më vonë.

Si të mos mjaftonte halli i koalidimit, qytetarët kërcënohen edhe nga policët e rrugores që i kërkojnë të largojnë makinat ose ndryshe do të gjobiten, një lloj çarku pa rrugëdalje mes policisë dhe koalidimit, i krijuar në Fushë-Prezë.

Punonjësit e kompanisë, raporton KlanPlus jashtë kamerave e pranojnë situatën, por thonë se prioritet kanë ata qytetarë që e kanë rezervuar online kolaudimin, ndërsa të tjerët do t’ju duhet të presin radhën.

Koalidimi është një konçension monopol i trashëguar nga qeverisja e demokratëve dhe që socialistët premtuan t’i japin zgjidhje.

Pavarësisht kësaj, karvanet e makinave janë një fenomen i zakonshëm në Fushë-Prezë për çdo fundviti