Man. United lëshoi deklaratë të hidhur mbrëmë Man. United lëshoi deklaratë të hidhur mbrëmë
Një anëtar i ekipit të skuadrës së Manchester United u dërgua në spital pasi u sëmur, ka konfirmuar klubi, transmeton Sovrani.info. Personi, i cili ende... Man. United lëshoi deklaratë të hidhur mbrëmë

Një anëtar i ekipit të skuadrës së Manchester United u dërgua në spital pasi u sëmur, ka konfirmuar klubi, transmeton Sovrani.info.

Personi, i cili ende nuk është emëruar, u dërgua për trajtim në Perth gjatë natës nga mjeku i klubit.

Një deklaratë e United shkruan: “Një anëtar i stafit tonë të u sëmur gjatë natës dhe është dërguar në spital nga mjeku ynë i klubit për trajtim të mëtejshëm. Ne kërkojmë që konfidencialiteti mjekësor të respektohet.”

United ka trajnuar në Western Australia përpara një miqësore para sezonale me Perth Glory në stadiumin Optus të shtunën.

Ata pastaj përballen me Leeds United përpara se të udhëtojnë në Singapor për takimin e Kupës së Kampionëve Ndërkombëtar me Interin.

Skuadra e Gunnar Solskjaer fillon fushatën e Premier League kundër Chelseat në Old Trafford më 11 gusht. /Sovrani.info/