Man United refuzon huazimin e Alexis Sanchez Man United refuzon huazimin e Alexis Sanchez
Për Manchester United raportohet të ketë ardhur një ofertë nga klubi brazilian Palmeiras për Alexis Sanchez. Gazetari brazilian Jorge Nicola ka zbuluar një video... Man United refuzon huazimin e Alexis Sanchez

Për Manchester United raportohet të ketë ardhur një ofertë nga klubi brazilian Palmeiras për Alexis Sanchez.

Gazetari brazilian Jorge Nicola ka zbuluar një video ku shpjegon se Palmeiras është duke ndjekur një emër të madh dhe ka kthyer vëmendjen te Sanchez, ndërsa plani B është Ezequiel Lavezzi.

Një raport i Sport Witness shpjegon se Man United ka refuzuar ofertën e huazimit të Palmeiras për Sanchez pasi nuk mendon se oferta financiare është e mjaftueshme.

Djajtë duan me çdo kusht të largojnë kilianin këtë verë për të rritur fondet e blerjeve për sezonin e ardhshëm.

Palmeiras i ka kërkuar United të paguante një pjesë të madhe të rrogës së tij, diçka që anglezët nuk duan ta bëjnë.