Manchester Cityn ka mposhtur Liverpooli në finale të ‘Capital One Cup’, pas ekzekutimit të penaltive për ta fituar titullin e parë për këtë edicion....

Manchester Cityn ka mposhtur Liverpooli në finale të ‘Capital One Cup’, pas ekzekutimit të penaltive për ta fituar titullin e parë për këtë edicion.

Penaltinë finale e gjuajti mesfushori Yaya Toure, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3:1 pas ekzekutimit të penaltive.

Liverpooli dhe Mancheste City barazun 1:1 pas 120 minutave lojë në finalen e ‘Capital One Cup’ dhe fituesi u dashtë të mësohej pas ekzekutimit të penaltive.

Të parët në epërsi kaluan skuadra e Manuele Pellegrinit, përmes Fernandinho në minutën e 49’të.

Skuadra e Jurgen Klopp barazoi gjithçka në minutën e 83’të, përmes Philippe Coutinho.

30 minuta të kohës shtesë u dhurua spektakël nga dyja skuadrat, por portat mbetën të pa prekura deri në vërshëllimën e fund të gjyqtarit.

Nga penaltitë më të saktë u treguan skuadra e Manuele Pellegrinit që quan tre herë topin në rrjetë. Nga pika e bardh për Cityn shënuan, Jesus Navas, Aguero dhe penaltinë finale e shënoi Yaya Toure, derisa dështoi Fernandinho

Derisa për Liverpolin shënoi vetëm Emre Can, dështuan Lucas Leiva, Coutinho e Lallana.