Manchester United, ofertë €69-milionëshe për bomberin e Premier League Manchester United, ofertë €69-milionëshe për bomberin e Premier League
Ndërkohë që transferimi i Romelu Lukaku te Inter duket tashmë vetëm çështje kohe, drejtuesit e Manchester United mësohet se kanë gjetur zëvendësuesin e belgut.... Manchester United, ofertë €69-milionëshe për bomberin e Premier League

Ndërkohë që transferimi i Romelu Lukaku te Inter duket tashmë vetëm çështje kohe, drejtuesit e Manchester United mësohet se kanë gjetur zëvendësuesin e belgut.

Raportimet nga mediat bëjnë me dije se “Djajt e Kuq” kanë nisur një sulm për të “rrëmbyer” nga Arsenal, sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang. Referuar të njëjtave burime, Manchester United ka bërë tashmë te Arsenal ofertën e parë prej € 69 milionë për Aubameyang, me “Topçinjtë” që gjithsesi nuk synojnë shitjen e sulmuesit.

Nga ana tjetër, trajneri Unai Emery është i uritur për fonde dhe 69 milionë euro më shumë në buxhetin e tij, mund të jenë tunduese për teknikun e “Topçinjve”. Pierre-Emerick Aubameyang ishte blerja e fundit e Arsene Wenger në cilësinë e trajnerit të Arsenal.

Një blerje që ka justikuar investimin, me futbollistin e përfaqësueses së Gabon që realizoi vitin e kaluar 22 gola në Premier League, për të kryesuar klasikimin e golashënuesve, përkrah yjeve të Liverpool, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.