Këngëtarja Manjola Nallbani është shumë e dashur për publikun në Shqipëri, ajo veçohet edhe për vokalin e saj të fuqishëm si dhe interpretimin korrekt...

Këngëtarja Manjola Nallbani është shumë e dashur për publikun në Shqipëri, ajo veçohet edhe për vokalin e saj të fuqishëm si dhe interpretimin korrekt të këngëve.

Duke qenë një ndër këngëtaret më të mira në Shqipëri, ajo është ftuar të përfaqësojë Shqipërinë në “Javën e Kulturës Ballkanike”, e cila do të mbahet në Selanik, dhe në një nga netet,do të jetë “nata shqiptare”, ku do të performojë Manjola me repertoar këngësh në shqip.

Këngëtarja është ndjerë shumë e lumtur që do ta ketë nderin të përfaqësojë Shqipërinë, dhe për këtë ajo ka publikuar në rrjetet sociale një status, duke informuar më tepër të gjithë fansat që duan ta ndjekin.