Maradona i tronditur nga titulli i filmit: “Mos shkoni ta shihni!” Maradona i tronditur nga titulli i filmit: “Mos shkoni ta shihni!”
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Diego Armando Maradona nuk ishte present në Festivalin e Kanës me rastin e promovimit të filmit-dokumentar të realizuar për nder... Maradona i tronditur nga titulli i filmit: “Mos shkoni ta shihni!”

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Diego Armando Maradona nuk ishte present në Festivalin e Kanës me rastin e promovimit të filmit-dokumentar të realizuar për nder të tij nga regjizori i famshëm Oscar Asif Kapadia.

Motivi? Nuk i ka pëlqyer aspak titulli që është përzgjedhur për etiketën e filmit që do të jetë i disponueshëm në ekranet e kinemasë duke nisur nga datë 14 qershor. Është zgjedhur të quhet në këtë mënyrë: “Diego Maradona: hero, rebel, mashtrues, Zot”.

Në një intervistë të dhënë për “Univision”, Maradona duke trajtuar temën deklaroi: “Kam luajtur futboll, ndaj kam fituar të gjitha paratë e mia duke vrapuar pas një topi. Nuk kam mashtruar aspak askënd”.

“Nëse e kanë titulluar kështu për të tërhequr më shumë publikun, besoj se janë gabuar rëndë. Nëse nuk më pëlqen titulli, atëherë nuk më pëlqen aspak as filmi. Prandaj, mos shkoni ta shihni”, vijoi Maradona.

Duket si një kontradiktë, por ka ndodhur vërtetë kështu. “Pibe de Oro”, që për realizimin e filmit ka vënë në dispozicion me qindra filmime të pamodifikuara, që datojnë nga koha kur luante me Napolin, ka dënuar punën e bërë, me të mësuar titullin e vënë.