Marcelo i bën kërkesë Realit për t’u larguar, ja zëvendësuesi i tij në ‘Santiago Bernabeu’ Marcelo i bën kërkesë Realit për t’u larguar, ja zëvendësuesi i tij në ‘Santiago Bernabeu’
Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo dëshiron të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Juventus, raporton Ok Diario. Braziliani është i etur për t’u ribashkuar me... Marcelo i bën kërkesë Realit për t’u larguar, ja zëvendësuesi i tij në ‘Santiago Bernabeu’

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo dëshiron të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Juventus, raporton Ok Diario. Braziliani është i etur për t’u ribashkuar me ish-shokun e tij dhe sipas redaktorit të gazetës spanjolle ai ka njoftuar Real Madridin për dëshirën e tij, përcjellë Sovrani.info.

“Nëse Juventusi do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me mua, ju lutem më lejoni të shkoj”, u ka thënë Marcelo shefave e Real Madridit.

Braziliani nuk do të largohet nga Real Madridi në janar, por transferimi i tij mund të përfundojë në dritaren e transferimit të verës.

Juventusi ka zgjatur kohët e fundit kontratën e mbrojtësit Alex Sandro, por braziliani ende ka admirues në Europë dhe largimi i tij në verë ende nuk është e pamundur.

Real Madrid, megjithatë, do të fillojë një revolucion në verë. Shumë senatorë do të largohen dhe Marcelo mund të jetë një prej tyre. Sipas raportit, ‘Los Merengues’ kanë identifikuar tashmë zëvendësimin për mbrojtësin dhe ai është mbrojtësi i majtë i Betis Sevilla, Junior Firpo. /Sovrani.info/