Martin Caceres po punon që të rikthehet në formë Martin Caceres po punon që të rikthehet në formë
Martin Caceres ka deklaruar se mendon të kthehet më në formë, dhe do të paraqitet më i fortë pas lëndimit, dhe po ashtu ka... Martin Caceres po punon që të rikthehet në formë

Martin Caceres ka deklaruar se mendon të kthehet më në formë, dhe do të paraqitet më i fortë pas lëndimit, dhe po ashtu ka thënë se dëshiron të qëndrojë me Juventusin.

Pas lëndimit u lajmërua se mbrojtësi do të jetë jashtë fushave për të gjithë sezonin e mbetur.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Shokëve, familjes, shokëve të skuadrës, fansave dhe më së shumti Daniel Fonsecas dhe gruas time”, është shprehur mesfushori.

“Më vjen keq që më duhet ta përfundojë sezonin në këtë mënyrë. E kam nderuar këtë fanellë prej ditës së parë që kam ardhur këtu. Jeta vazhdon dhe unë do të kthehet edhe më i fortë”, ka thënë Caceres.

Ndërkohë edhe nëna e lojtarit është shprehur për të, duke treguar se Caceres dëshiron të qëndrojë në Juve dhe se nuk dëshiron të largohet, pasi familja e tij është mirë në Torino.