Mascherano i shpëton burgimit

Sport 21 January, 2016, 17:19

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, i cili pak ditë më parë thuhej se do të dënohej me burg një vjeçar, i ka shpëtuar burgut....

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, i cili pak ditë më parë thuhej se do të dënohej me burg një vjeçar, i ka shpëtuar burgut.

Avokati i tij David Aineto, raportohet se ka arritur marrëveshje që ylli i kombëtares së Argjentinës të paguajë gjobë në vend të mbajtjes së burgut.

31-vjeçari është dënuar me 815 mijë euro për evazion fiskal.

Mascherano ka pranuar fajin, duke thënë se ai është një njeri i përgjegjshëm dhe person i sinqertë.