Mashtrimi me viza, apeli merr një vendim për Milaim Zekën Mashtrimi me viza, apeli merr një vendim për Milaim Zekën
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me aktakuzën për mashtrim, pastrim parash dhe shmangje në tatim ndaj deputetit të... Mashtrimi me viza, apeli merr një vendim për Milaim Zekën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me aktakuzën për mashtrim, pastrim parash dhe shmangje në tatim ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Apeli me këtë vendim e ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë që të mbetet në fuqi aktakuza dhe në këtë rast do të vazhdoj gjykimi.

Gazeta Insajderi ka raportuar ne muajin shtator të vitit 2017 për mashtrimin e 920 kosovarëve me viza gjermane nga Milaim Zeka dhe bashkëpuntori i tij Ilir Krasniqi.

Pas kësaj Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale pastrimi i parave.