Maska për flokë perfekte vetëm në 20 minuta Maska për flokë perfekte vetëm në 20 minuta
Pa asnjë dyshim mund të themi se flokët e shëndetshëm dhe me shkëlqim janë komponenti kyç i bukurisë, veçanërisht për gratë. Por duhet të... Maska për flokë perfekte vetëm në 20 minuta

Pa asnjë dyshim mund të themi se flokët e shëndetshëm dhe me shkëlqim janë komponenti kyç i bukurisë, veçanërisht për gratë. Por duhet të mbani mend që duhet t’i trajtoni ato çdo ditë që t’i mbani të bukura dhe të forta.

Ne në sovrani.info dëshirojmë që t’i ndajmë me ju disa receta të maskave për flokë, të thjeshta dhe të efektshme që do t’i ndihmonin shumë flokët tuaj. Gjëja kryesore është se ju mund të i përgaditni ato për disa minuta me shpenzime të vogla. Aplikoni maskë për flokë, mbusheni vaskën, ndizni disa qirinjë dhe lereni veten të pushojë pas një dite të ngjeshur. Ti e meriton këtë!

Maskë me Avokado për të ushqyer flokët tuaj

Ky frut ekzotik ka efekt pozitiv nëse përdoret si maskë për flokët tuaj. Duhet të siguroni përbërësit e mëposhtëm:

  • 1 avokado të pjekur
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 vezë

Kombinojini të gjithë përbërësit derisa përzierja të bëhet e butë. Aplikojeni maskën në mënyrë të barabartë mbi flokët tuaj duke filluar nga rrënja. Pritni 20 minuta derisa sa flokët të thithin përbërjen. Pastaj lani flokët me ujë të ngrohtë.-transmeton sovrani.info

Maskë me Alo Vera për flokë të buta

Aloe Vera njihet për trajtim, terapi si dhe për parandalim të sëmundjeve të ndryshme. Megjithatë, kjo bimë mund të bëjë flokët tuaj me shkëlqim dhe të stimulojë rritjen e tyre. Ju duhen vetëm përbërësit e mëposhtëm:

  • 1 fletë aloe vera
  • 1 lugë çaji vaj bajame

Pritni fletët e aloe verës në gjysmë dhe coptoni ato. Përzieni me vaj bajame, pastaj aplikoni përzierjen në flokët tuaj dhe pastaj veshni një kapelë të përbërë nga polietileni. Pastaj pritni për 20 minuta dhe lajini flokët me ujë të ngrohtë./sovrani.info/