Mata: Ibrahimovic e tmerroi stafin e United duke u thënë ‘shpresoj se e dini që Zoti ka mbërritur’ Mata: Ibrahimovic e tmerroi stafin e United duke u thënë ‘shpresoj se e dini që Zoti ka mbërritur’
Juan Mata ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic i kishte bërë të dridheshin anëtarët e stafit në krye të pajisjeve sportive kur kishte mbërritur në... Mata: Ibrahimovic e tmerroi stafin e United duke u thënë ‘shpresoj se e dini që Zoti ka mbërritur’

Juan Mata ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic i kishte bërë të dridheshin anëtarët e stafit në krye të pajisjeve sportive kur kishte mbërritur në Manchester United verën e 2016-s.

Ibra u kishte thënë atyre se ‘Zoti sapo mbërriti’, transmeton Express.

“Ditën kur arriti këtu, ne nuk ndodheshim aty sepse ishim në përgatitje parasezonale, pra ai ishte i vetëm me stafin e pajisjeve futbollistike” ka thënë Mata për FourFourTëo.

“Ata nuk e kishin takuar kurrë Ibrahimovicin. Ai është njeri që merr respekt të menjëhershëm për shkak të mënyrës së si sillet. Zlatan i kishte shikuar ata kokë e këmbë dhe u kishte thënë: ‘Shpresoj se e dini që Zoti ka mbërritur’. Ata ishin dridhur duke mos ditur çfarë të thoshin. Më pas i kishte qeshur me ta. Ibra gjithmonë bën kështu”, ka zbuluar Mata.