Në serinë e intervistave të quajtura “Intervista Kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga Gazeta Online “Sovrani.info”, me një bllok pyetjesh ekskluzivisht...

Në serinë e intervistave të quajtura “Intervista Kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga Gazeta Online “Sovrani.info”, me një bllok pyetjesh ekskluzivisht mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, është përgjigjur aktorja May-Linda Kosumovic.

 

1. Cili është vendi më i bukur shqiptar?
– Struga.

2. Kush është personaliteti shqiptar më i rëndësishëm që i ka dhënë njerëzimit?
– Gonxhe Bojaxhiu.

3. Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?
– Gjergj Kastrioti.

4. Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori, që do të njihet me kuzhinën shqiptare?
– Fli.

Fli

5. Cili është aktori më i madh shqiptar për ty, me cilin rol, në cilin film?
– Faruk Begolli.

6. Nëse do të duhej ta prezantonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai prezantim?
– Valsi i lumturisë, Vaçe Zela.

7. Vendi më i mirë turistik shqiptar, i cili mendoni se është konkurrent në botë?
– Dhërmiu.

dhermiu (1)

8. Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?
– Obelisku NEW BORN.

9. Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?
– Ditët që po jetojmë.

10. Nëse do të duhej të zgjidhnit një qytet përfaqësues, model të shqiptarëve, cili është ai qytet?
– Prizreni.

11. Kush është shqiptari më i fortë?
– Majlinda Kelmendi.

12. Kush është shqiptarja më e bukur?
– Dua Lipa.

13. Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?
– Mikpritja e ngrohtë.

14. Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike, skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?
– Kolë Idromeno, përveç shumë virtyteve që ka pasur, edhe me pikturën Motra Tone, të cilës pikturë kritikët i kanë dhënë epitetin e Mona Lizës shqiptare. Ai ishte artist shumëdimensional.

Idromeno02

15. Në televizione të ndryshme shqiptare, kemi shumë drejtues emisionesh të mëdha, cili është njëshi?
– Besim Dina.

16. Gati të gjithë pajtohemi që Kadare është shkrimtari më i madh, dilema më e madhe që kemi është se kush vjen fill pas tij, i dyti?
– Martin Camaj.

17. Të ndikuar nga rubrikat rozë të portaleve, kohës së fundit filluan t’i rangojnë edhe politikanet shqiptare sipas atributeve sensuale. Të themi thjesht, me një eufemizëm, duke i ikur zhargonit të caktuar, cila është politikania më e bukur shqiptare?
– Mimoza Kusari-Lila.

Mimoza Kusari Lila

18. Cili është gazetari më zhbirues shqiptar dhe më i guximshëm, që nuk pyet sa e futë plugun thellë?
– Milaim Zeka.

19. Kush është shqiptari më i pasur?
– Behgjet Pacolli.

20. Cili është futbollisti më i madh shqiptar?
– Granit Xhaka.

21. Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?
– Lavdërim Muhaxheri.

22. Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlirimit të Kosovës. Kanë dalë shumë heronj, dëshmorë e luftëtarë me emër nga kjo luftë, u kemi kushtuar këngë, libra, monumente. Sidoqoftë, cilit prej tyre do të kishit dashur, që ta kishit fatin historik t’i kishit ngjarë, apo thënë më mirë, të kishit qenë ai?
– Adem Jashari.

23. Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?
– Eqrem Çabej.

24. Tipari më i mirë shqiptar?
– Lidhja familjare.

25. Me çfarë njihen shqiptarët në botë?
– Me nominimin për Oscar.

26. Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?
– Ujë Rugove.

27. Sa janë shqiptarët në numër?
-20 milionë.

28. A jeni për bashkim të shqiptarëve në 1 shtet, apo për 2 shtete shqiptare?
– Për 2 shtete.

29. Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?
– Amerika.

30. Në cilin vend, në hapësirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?
– Në Maqedoni.

31. Në cilën pjesë shqiptare, i gjen shqiptarët më patriotë?
– Në të gjitha trojet shqiptare.

32. Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?
– Adem Demaçi.

Adem-Demaçi

33. Për t’i ikur debateve tona të përditshme politike, po kthehemi mbrapa në kohë, në një situatë tjetër të përplasjeve e mospajtimeve të mëdha: Anën e kujt do të kishit mbajtur, nga ajo që kemi të dokumentuar nga debatet mes Nolit dhe Konicës?
– Fan Nolin.

34. Një poezi ose një këngë shqipe, që e thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme apo melankolie, ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?
– “E dehur jam, sa fort kam pirë…”.

35. A ka qenë Perandoria Otomane pushtuese për shqiptarët?
– Po

36. Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit, me cilin produkt do t’i identifikonit shqiptarët?
– Me brumin.

37. Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkë, turqit me çaj, francezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?
– Çaj rusi.

38. Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo në botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilën kafshë janë më të lidhur shqiptarët?
– Me qenin.

39. Kush janë më të bukur tek shqiptarët, femrat apo meshkujt?
– Femrat.

40. Cila është besëtytnia që shqiptarët e besojnë më së shumti?
– “Mos e kapërce djalin kur është i shtrirë, se nuk rritet”!

41. A duhet besuar shqiptarit sot, kur ta jep besën?
– Gjeneratave të vjetra, po.

42. Sporti me të cilin identifikohemi?
– Futbolli.

Sovrani.info