Mbeti e vdekur nëna, ndërsa vajza 22 vjeçare shtatzënë është në gjendje të rëndë nga përplasja e makinës Mbeti e vdekur nëna, ndërsa vajza 22 vjeçare shtatzënë është në gjendje të rëndë nga përplasja e makinës
Një makinë ka përplasur pak momente më parë dy këmbësore. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ndërsa makina ka përplasur nënë... Mbeti e vdekur nëna, ndërsa vajza 22 vjeçare shtatzënë është në gjendje të rëndë nga përplasja e makinës

Një makinë ka përplasur pak momente më parë dy këmbësore.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ndërsa makina ka përplasur nënë dhe bijë.

Fatkeqësisht raportohet se si pasojë ka ndërruar jetë nëna 58-vjeçare Hasije Bajrakurti.

Gjithashtu bëhet me dije se vajza shtatzënë me iniciale Esmeralda Bajrakurti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.