Mbi vdekjen ideologjike të PD dhe rracën e re të saj Mbi vdekjen ideologjike të PD dhe rracën e re të saj
Nga Mero Baze Ka shumë vëmendje për atë çfarë nuk funksionon në Partinë Demokratike. Por më shumë akoma ka gjithmonë një ide se dikush... Mbi vdekjen ideologjike të PD dhe rracën e re të saj

Nga Mero Baze

Ka shumë vëmendje për atë çfarë nuk funksionon në Partinë Demokratike. Por më shumë akoma ka gjithmonë një ide se dikush do të bëjë një parti, apo forcë të re që ta nxjerrë PD-në dhe opozitën nga këneta ku është zhytur dhe nuk i kthen asaj besimin tek një forcë që mund të rikthehet në pushtet. I dëgjoj të gjithë ata që kritikojnë Bashën për spastrimet në Partinë Demokratike.

Ka mospajtime që shkojnë deri në urrejtje ndaj tij dhe plot prej tyre kanë të drejtë. I dëgjoj ata që ankohen për prurjet e reja, që për hir të së vërtetës janë nën nivelin mesatar të elektoratit të PD-së dhe këtu shumica kanë të drejtë kur ngrenë zërin. Por për atë që nuk asin brenda PD-së është që Lulzim Basha ka bërë një “reformë” të thellë dhe të padukshme në “selinë blu” nga e cila kam frikë se kjo PD nuk do ta marrë më veten. Partia Demokratike ishte një nga dy partitë ideologjike në Shqipëri.

Edhe pse ka vend për plot rezerva, si e përdori anti-komunizmin, si i keqpërdori të persektuarit, si u tall me ish pronarët, apo edhe si mbijetoi më 1997, pa kthyer kokën tek plaga reale e saj, PD mbijetoi si një parti ideologjike. Mes militantëve të PD-së, ishte krijuar një kult për PD-në, për liderin, për vlerat e saj dhe për fuqinë e saj. Nuk ka qenë e lehtë të ishe kritik brenda saj dhe akoma më e vështirë të ishe kritik i Berishës, pasi duhet ta harroje derën e partisë. Por mbi të gjitha në bazën e militantëve të PD-së identikimi me PDnë ka qenë një lloj krenarie ideologjike. Nuk ka qenë inferioritet. Ajo që ka bërë Lulzim Basha me gjithë “reformën” e tij, është që ka vrarë PD-në ideologjike. Sot në mjediset e PD-së dhe mes militantëve të saj, ti mund të tallesh me këtë forcë politike. Tallen dhe ata! Mbi vdekjen ideologjike të PD dhe rracën e re të saj të tallesh me kryetarin e saj. Tallen dhe ata!

Mund të tallesh me Gridën, Salianjin, dhe të kërkosh përjashtimin e tyre. E kërkojnë dhe ata. Nuk ka ngelur njeri nga PD pa më uruar jo-publikisht pse kam kërkuar largimin e tyre nga PD pas skandalit pervers në Parlament. E kam dëgjuar këtë edhe nga njerëzit më të afërt të Bashës. Pra, brenda Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vrarë praktikisht militantin demokrat dhe ideologjinë e saj. Të gjithë tani janë të bindur se karriera brenda PD-së, nuk është një çështje përkushtimi, nuk është as çështje vlerash, nuk është as çështje personaliteti, apo trashëgimie e së djathtës. Është thjeshtë në mënyrë banale, raporti me Lulzim Bashën dhe rrethin e tij familjar nga gruaja.

Deputet mund të hysh në listë nëse paguan. Në PD mund të bësh karrierë po pagove apo ke lidhje interesash me të dhe kështu me radhë. Vdekja e PD-së ideologjike është një reformë e fortë që Basha ja ka arritur. Nuk di se mbi çfarë motive të reja ai do ta ngrejë këtë forcë politike, por ende nuk shoh asnjë vizion. Raca e re që ai ka futur brenda “selisë blu”, nuk ka lidhje as me PD-në, as me historinë e saj, as me ideologjinë e saj dhe mbi të gjitha nuk kanë as tipare njerëzish me integritet. Ata janë thjeshtë njerëzit që nuk ja prishin Bashës dhe që ilustrojnë planin e tij të biznesit. Ai thjesht po shpreson vetëm tek një taktikë, ta mbajë postin e kryetarit derisa shumica të dërrmohet vetë nga skandalet dhe papërgjegjshmëria e saj.

D.m.th ka bërë një parti për vete të tij, duke përdorur siglën e PD-së. Kritkët e Bashës, Topalli, Patozi, Bregu, etj, vlejnë sot vetëm si memorie e PD-së ideolgjike.  Beteja e tyre me Bashën është një betejë e humbur pasi edhe nëse ai ua jep atë parti që ka bërë, atyre nuk u duhet më. Akoma më keq, ata herë pas here tentojnë të evokojnë PDnë ideologjike si trashëgimi të Berishës, i cili praktikisht është sot më i dobët se kurrë dhe është vënë në shërbim Bashës për të mos u kuptuar që është i dobët.

Mbi vdekjen ideologjike të PD dhe rracën e re të saj Berisha nuk i shërben më të ardhmes së PD-së për asgjë. Nuk i hyn në punë as si ideologji  dhe as si lider, por vetëm si viktimë, rol të cilën ai ka refuzuar ta marrë që kur ka refuzuar të ikë në shtëpi dhe të qëndrojë larg rrënojave ku e la PD-në me pushtetin e tij. Në këto kushte, të gjithë ata që Basha i zboi pa asnjë parim nga PD-ja në përpjekje për të bërë një parti të tij, pa gjak, pa ideal dhe pa subsatancë, gabojnë kur tentojnë të përdorin Berishën kundër tij, pasi do të vazhdojnë të duken si fëmijë të mërzitur të tij dhe jo si liderë që mund të ngjallin shpresë.

Mbi të gjitha gabojnë kur mendojnë se ata mund të ngrihen duke ju drejtuar vetëm PD-së dhe të asin sikur janë në oborr të saj. Shqipëria ecën më shpejt se emocionet e tyre për PD-në. Çdokush prej tyre që kërkon të jetë aktiv në politikë dhe konkurrent me Bashën, duhet t’u asë shqiptarëve si një opozitë e re dhe jo si një memorie e vjetër. Kur asin publikisht ata nuk duhet të kenë parasysh vetëm ca demokratë të mërzitur, por qytetarët pa shpresë të Shqipërisë që mund të mos jenë detyrimisht njerëz të zhgënjyer nga PD-ja, por njerëz pa shpresë nga pushteti. Sa më shpejt ta kuptojnë se nuk ringrihen dot vetëm nga rrënojat e PD-së,  aq më shpejt mund të kenë edhe plot njerëz nga PD-ja me vete. Për fat të tyre Lulzim Basha ua ka bërë një nder. Ua ka hequr turpin “demokratëve” që të mos “qajnë” më për PD-në, duke e poshtëruar PD-në.