Mbyllet derbi Drita – Gjilani, rezultati… Mbyllet derbi Drita – Gjilani, rezultati…
Ka përfunduar ndeshja kryesore e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në mes të Gjilanit dhe Dritës. Gjilani dhe Drita i kanë ndarë... Mbyllet derbi Drita – Gjilani, rezultati…

Ka përfunduar ndeshja kryesore e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në mes të Gjilanit dhe Dritës.

Gjilani dhe Drita i kanë ndarë pikët në derbin kryesor të Superligës, pasi ndeshja përfundoi, 0:0, nw stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Për më shumë se 90’ minuta, të dy skuadrat gjilanase nuk arritën ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës, duke marrë kështu vetëm nga një pikë, raporton lajmi.net.

Drita ishte në avantazh në 40 minuta e pjesës së parë, pasi Gjilani ishte me një lojtar më pak në fushë.

Futbollisti gjilanas, Ansi Lika ishte ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Qaka.

Kjo për arsye se Lika pati një zënkë me futbollistin e Dritës, Liridon Leci.

Por, në minutat shtesë të pjesës së parë edhe Drita ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, duke u barazuar kështu të dy skuadrat me 10 lojtarë në fushë.

Pjesa e dytë filloi me ritëm të njëjtë, ndërsa të dy skuadrat kishin shanse të mira për gol.

Pas xhiros së 26-të, Drita gjendet në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Gjilani në të gjashtin me 34 sosh.