Mbyllet “Dokufest 2019”, këta janë fituesit Mbyllet “Dokufest 2019”, këta janë fituesit
Triumfon “Timebox” Filmi “Timebox” i regjisores, Nora Agapit ka triumfuar në edicionin e XVIII të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”, duke... Mbyllet “Dokufest 2019”, këta janë fituesit

Triumfon “Timebox” Filmi “Timebox” i regjisores, Nora Agapit ka triumfuar në edicionin e XVIII të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”, duke rrëmbyer çmimin “Best Balkan Documentary” në kategorinë filmit ballkanik.Edicioni i XVIII i Dokufestit është mbyllur të shtunën në mbrëmje me 10 gusht 2019 me ndarjen e çmimeve në disa kategori.Përveç çmimit “Best Balkan Documentary”, që shkoi për filmin “Timebox” të regjisores Nora Agapi janë ndarë edhe një sërë çmimesh.

Çmimi “Kineasti i ri më i mirë (Best Balkan Newcomer)” iu dha filmit Ivan Markoviq, për filmin “Centar”, ndërsa, çmimi i audiencës shkoi për filmin “The Reformist – A Female Imam” të Marie Skovgaard, kurse çmimi special i jurisë në kategorinë filmit ballkanik shkoi për filmin “On the Water” i Goran Deviq. Çmimi për filmin në kategorinë “Nacionale” e mori “Pick a Name” i Dritëro Mehmetaj. Çmimi i Distribuimit i takoi filmit “Dëshmia” të Lum Radoniqi, kurse çmimi për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë ndërkombëtar shkoi për “Brotherhood “ nga Meryam Joobeu. Çmimin special të jurisë e mori filmi “All inclusive” nga Teemu Nikki, ndërsa fituesi i çmimit, “Green dox” doli filmi “Earth” nga Nikolaus Geyrhalter. Një çmim special shkoi edhe për filmin “The hottest August” nga Brett Story.

Ndërsa filmi “Acid Forest” i Rugilė Barzdžiukaitė mori çmim special në kuadër të “Green Dox”Fituesi i çmimit “Human rights dox” u shpall “Tiny Souls” nga Dina Naser, ndërkaq çmimin “International dox – short” e mori filmi “Wild Berries” nga Hedda Bednarszky dhe Marianna Vas. Kurse çmimi “International dox – fature” i takoi filmit “”Present – Perfect” nga Shengze Zhu. Sipas organizatorëve nga edicioni i 19-të “Dokufest” do të jetë festival kualifikues për çmimin BAFTA për filmat e shkurtë. Edicioni i XVIII i Dokufestit ka nisur më 2 gusht 2019 dhe për tetë ditë sa zgjati ky festival janë shfaqur 282 filma të ndryshëm në disa kategori.

Koncepti i filmave të sivjetëm të Dokufesti ishte “E vërteta”, përmes së cilëve u trajtuan tema për migrimin, çështjet gjinore, racizmin, etj.Në programin e këtij edicioni të Dokufestit ishin përfshirë edhe shfaqja e filmave për fëmijë ku për çdo ditë nga ora 10:30 deri 11:30 janë shfaqur filma për fëmijë për moshat deri 14 vjeç, si dhe aktivitete tjera si punëtori, panel e tryeza për çështje të ndryshme.

Nuk kanë munguar edhe mbrëmjet muzikore me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj.