Fabio Paratici thuhet se e përdori pushimin e Ligës së Kampionëve të Juventusit për të kërkuar mesfushorin e Romës Nicolo Zaniolo dhe mbrojtësin e...

Fabio Paratici thuhet se e përdori pushimin e Ligës së Kampionëve të Juventusit për të kërkuar mesfushorin e Romës Nicolo Zaniolo dhe mbrojtësin e Ajaxit Matthijs de Ligt, transmeton Sovrani.info.

Sky Sport Italia është midis disa burimeve që pretendojnë se Paratici ishte në Olimpico dhe në Johan Cruyff Arena për të parë dyshen Zaniolo dhe De Ligt.

Futbollisti i Italisë do të kishte impresionuar me dy golat e tij, gjë që i dhuroi Romës një fitore prej 2-1 kundër Portos, ndërsa holandezi i Ajazit u konsiderua i pafat për të humbur 2-1 ndaj Real Madridit.

Çifti mendohet të jetë ndër objektivat kryesore të Juventusit për verën e ardhshme, pasi drejtori sportiv konfirmoi së fundmi se do të nënshkruajë me një mbrojtës të ri, ndërsa talenti i Giallorossëve u gjet të jetë në disa shënime për strategjinë e transferimit./Sovrani.info/